
Jackie Chan
Chan Kong-sang i njohur si Jackie Chan është një aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez. Lindur në Hong Kong, në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi). Karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në SHBA. Në fëmijëri Xheki u vendos në Insitutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt. Për një periudhë të gjatë ai studioi artet marciale, muzik dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen. Fillimisht Jackie Chan kryente role jo me peshë në film. Një nga shfaqjet më sinjikative të tij gjatë viteve 1970, ishte roli si antagonist i Brus Lisë. Më shumë informacion mbi aktorin mund të gjendet në autobiografinë e tij të titulluar: Unë Jam Jackie Chan: Një Jetë me Aksion.







