WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Explore Punë në Shqipëri
Arrow
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Explore Të dhëna dhe shërbime
Arrow
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Explore Rreth Nesh
Arrow
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Lejë Shëndetësore

Leja për Shkak të Sëmundjes

This page was last updated on: 2025-02-15

Të Ardhurat

Kur punëmarrësi nuk mund të punojë për shkak të sëmundjes, punëdhënësi i jep atij jo më pak se 80% të pagës për një periudhë prej 14 ditësh të pambuluara nga sigurimet shoqërore.

Punëmarrësi vërteton paaftësinë e tij për punë nëpërmjet raportit mjekësor të lëshuar nga mjeku. Me kërkesën e punëdhënësit, punëmarrësi është i detyruar t’i nënshtrohet ekzaminimit nga një mjek tjetër i caktuar prej punëmarrësit; ky mjek do të deklarojë vetëm paaftësinë për punë të punëmarrësit, duke ruajtur sekretin mjekësor.

Në rast se ka mospërputhje në pikpamjet e mjekut të punëmarrësit dhe atij të caktuar nga punëdhënësi, punëmarrësi duhet t’i nënshtrohet një ekspertize që i besohet një mjeku të caktuar nga Inspektorati i Punës.

Kur sëmundja është pasojë e pakujdesisë së rëndë të punëmarrësit, në bazë të marrëveshjes midis palëve, e drejta për pagë mund të thjeshtohet ose të hiqet fare. Në mungesë të marrëveshjes kjo e drejtë vendoset nga gjykata.

Përfitimet nga sëmundjet, të cilat menaxhohen nga Insituti i Sigurimeve Shoqërore, janë të financuara nga punëmarrësit (0.12% të pagës së mbuluar) dhe nga punëdhënësi (0.18% të pagës së mbuluar). Përfitimet nga Insituti i Sigurimeve Shoqërore paguhet nga dita e 15-të e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjatë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës dhe mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid. Shuma e përfitimit nga sistemi i sigurimit shoqëror varet nga vitet e mbulimit (70% e rrogës mesatare ditore nëse një punonjës ka deri në 10 vjet mbulim me sigurime dhe 80% për mbulim me sigurim për më shumë se 10 vjet).

Burimi: §130 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; Paragrafi 20-25 i ligjit nr. 7703/1993 "Për sigurimet shoqërore"

Përkujdesja Mjeksore

Përfitimet mjeksorë për punëmarrës të siguruar përfshijnë përkujdesjen mjeksore dhe koston e riaftësimit për punë. Të gjitha shërbimet mjeksore të përgjithshme janë falas.

Përfitimet jepen për përfituesit nga sigurimi shoqëror dhe asistenca shoqërore, personat e papunë, azilkërkuesit, fëmijët nën moshen 18 vjeçare (moshën 25 vjeçare nësë është duke ndjekur studimet universitare) që nuk kanë të ardhura nga ndonjë aktivitet biznesi, viktimat e trafikut njerëzor, dhe disa përsona të tjera sipas ligjit.

Personi i siguruar rimbursohet nga 35% deri në 100% të kostos së mjekimeve të ndryshme të nevojshme. Nuk ka limit për për kohëzgjatjen.

Burimi: ISSA Country Profile Albania

Ruajtja e Vendit të Punës Gjatë Sëmundjes

Nuk ekzistojnë parashikime përkatëse në Kodin e Punës lidhur me ruajtjen e vendit të punës së punonjësit gjatë sëmundjes.

Legjislacioni mbi lejen për shkak të sëmundjes dhe kompensimet për dëmtimet në punë:

  • Kodi i Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024 / Labour Code No. 7961/1995 last amended by Law No. 91/2024
  • Ligji Nr. 10237/2010 për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë / Law No. 10237/2010 on Workplace Health and Safety
  • Ligji Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar / Law No. 7703 of the Social Insurance Act 1993, last amended by Law No. 64/2023

Tema të ngjashme

Dëmtimet në Punë Pushimeve Vjetore dhe Festat Zyrtare Kontratat dhe heqjet nga puna Përgjegjësitë Familjare Amësia dhe Puna Shëndeti dhe Siguria
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë
arrow
Na kontakto
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator