WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Explore Punë në Shqipëri
Arrow
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Explore Të dhëna dhe shërbime
Arrow
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Explore Rreth Nesh
Arrow
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Amësia dhe Puna

Amësia dhe Puna

This page was last updated on: 2025-02-15

Leja e Lindjes

Në përgjithësi, leja e lindjes është 365 ditë kalendarike, përfshirë përiudhën minimale prej 35 ditës të lejes së zakonshme para dhe 63 pas lindjes së fëmijës.

Kur gruaja shtatzënë ka në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e parë bëhet 60 ditë duke e bërë lejen e lindjes 390 ditë në total. Pas periudhës 63 ditore pas lindjes gruaja vendos nëse do të kthehet në punë apo të përfitojë nga sigurimet shoqërore. Në rastin kur gruaja shtatzënë vendos të rikthehet në punë pas përiudhës 63 ditore të pas lindjes, ajo mund të zgjedhë ndërmjet dy opsioneve gjatë kohës që fëmija nuk ka mbushur moshën 1 vjeç:

  • leje të paguar prej dy orësh gjatë orarit normal të punës;, ose
  • kohëzgjatje të reduktuar të punës, për dy orësh, me të njëjtën pagë sikur të kishte punuar me kohë të plotë

Burimi: §104(1) & 105(2 & 3) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §27(2) i Ligjt Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore

Të ardhurat për Barrëlindje

Përfitimet e lejes së lindjes janë të paguara nga sistemi i Sistemi i Sigurimeve Shoqërore; i financuar nga kontributet e punëdhënësve dhe punonjësve të siguruar. E ardhura për barrëlindje në Shqipëri janë tre llojesh: 1) E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. 2) Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arësye shtatzënësie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj. 3) Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmije që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribut për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.

Periudha e përfitimit të të ardhurave për barrëlindje është 365 ditë kalendarike. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike. E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është: a) 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes; b) 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik për periudhën tjetër në vazhdim. E ardhura për barrëlindje për gratë ekonomikisht aktive është e barabartë me nivelin bazë të pensionit të pleqërisë.

Burimi: §27, 28 & 29 i Ligjt Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore

Përkujdesje Mjeksore Falas

Gruaja, gjatë periudhës së shtatzënisë, në marrëveshje me punëdhënësin, ka të drejtë për leje të pagueshme për kryerjen e vizitave mjekësore, kur këto janë të nevojshme të kryhen gjatë orarit të punës. Nuk është e mundur të identifikohen parashikime për përkujdesjen mjeksore para dhe pas lindjes. Të gjitha shërbimet mjeksore janë gjithsesi falas. Personi i siguruar rimbursohet 35-100% të kostos së mjekimeve kryesore.

Burimi: 105a(1) i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Legjislacioni mbi amësinë dhe punën:

  • Kodi i Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024 / Labour Code No. 7961/1995 last amended by Law No. 91/2024
  • Urdhër për Masat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë të Grave Shtatzëna dhe Nënave të Reja (Vendimi Nr. 634, 2015) / Order on Measures for Safety and Health at work of Pregnant women and New Mothers (Decision No. 634, 2015)
  • Ligji Nr. 7703/1993 për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar / Law No. 7703 of the Social Insurance Act 1993, last amended by Law No. 64/2023

Tema të ngjashme

Mbrojtja e Punësimit të Gruas Ushqimi i Foshnjeve me Gji Përgjegjësitë Familjare Lejë Shëndetësore Kontratat dhe heqjet nga puna
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë
arrow
Na kontakto
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator