WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Explore Punë në Shqipëri
Arrow
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Explore Të dhëna dhe shërbime
Arrow
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Explore Rreth Nesh
Arrow
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Pushimeve Vjetore dhe Festat Zyrtare

Pushimet Vjetore dhe Festat Zyrtare

This page was last updated on: 2025-02-15

Pushimet Vjetore të Paguara / Leja Vjetore

Kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohen me kontratën kolektive ose me kontratën individuale të punës. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 04 javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim. Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Periudhat e paaftësisë së përkohshme në punë, konsiderohen si kohë pune.

Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e punëmarrësit përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Data e fillimittë pushimeve vjetore i njoftohet punëmarrësit të paktën 30 ditë përpara. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.

Paga që paguhet për lejen vjetore, është ajo që punëmarrësi do të përfitonte sikur të mos kryente lejen. Paga për pushimet vjetore i paguhet punëmarrësit në momentin e marrjes së tyre

Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë. Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast, ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve

Nëse gjatë pushimeve vjetore të paguara punëmarrësi kryen një punë të pagueshme nga të tretët, në kundërshtim të interesave legjitime të punëdhënësit, ky i fundit mund të mos i japë pagën për pushimet e paguara ose mund të kërkojë rikthimin e pagës së parapaguar.

Burimi: §92-94 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Ditët e Festave Zyrtare

Si rregull ndalohet puna në ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e Hënë.

Festat zyrtare në Shqipëri janë 14 gjithsej. Ato përfshijnë: Festat e Vitit të Ri (01 dhe 02 Janar); Dita e Verës (14 Mars); Dita e Nevruzit (22 Mars); E diela e Pashkëve Katolike & E diela e Pashkëve Ortodokse (16 Prill); E hëna e Pashkëve Katolike & E hëna e Pashkëve Ortodokse (17 Prill); Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve (01 Maj); Dita e Bajramit të Madh (Fundi i Muajit të Ramazanit); Dita e Kurban Bajramit; Dita e Lumturimit të Nënë Terezës (19 Tetor); Dita Flamurit dhe e Pavarësisë (28 Nëntor); Dita e Çlirimit (29 Nëntor); Dita Kombëtare e Rinisë (08 Dhjetor); Krishtlindjet (25 Dhjetor).

Datat e Pashkëve Katolike dhe Ortodokse ndryshojne çdo vit. Datat e festave të besimit Mysliman ndryshojnë sipas kalendarit Hënor.

Burimi: §86 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015 

Ditët e Pushimit Javor

Kodi i Punës parashikon që pushimi javor të jetë jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje. Pushimi javor përfshin ditën e diel.

Pushimi javor nuk është i pagueshëm. Përjashtimet rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose me kontratë kolektive.

Pushimi ditor është të paktën 11 orë pa ndërprerje brenda ditës.

Burimi: §85 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Legjislacioni mbi pushimet vjetore dhe festat zyrtare:

  • Kodi i Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024 / Labour Code No. 7961/1995 last amended by Law No. 91/2024

Tema të ngjashme

Kompensimi dhe koha në punë Puna dhe Pagat Amësia dhe Puna Lejë Shëndetësore Kontrolli i pagës
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë
arrow
Na kontakto
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator