
Coldplay
Coldplay është një grup muzikor rroku nga Britania e Madhe i krijuar më 1996 nga lideri i grupit, vokalisti Chris Martin dhe kitaristi kryesor Jonny Buckland në University College London (UCL). Pasi ata formuan grupin me emrin Pectoralz, Guy Berryman iu bashkua grupit si një basist dhe ata e ndryshuan emrin e tyre në Starfish. Will Champion iu bashkua në bateri, si back vokal dhe multi-instrumentist, duke plotësuar kështu formacionin. Manaxheri Phil Harvey është konsideruar shpesh si anëtari i pestë jo-zyrtar. Grupi u riemërua si "Coldplay" më 1998, para se të regjistronin dhe publikonin tre këngët e para: Safety më 1998, Brothers & Sisters dhe The Blue Room në vitin 1999. The Blue Room ishte kënga e tyre e parë e publikuar nga një shtëpi e madhe diskografike, pasi kënduan tek Parlophone.





