
The Rolling Stones
The Rolling Stones është një grup muzikor anglez i rrymës rok, i formuar në Londër në vitin 1962. Pjesëtarët fillestarë të grupit ishin Brian Jones, Ian Stewart (piano), Mick Jagger, Keith Richards (kitarë), Bill Wyman dhe Charlie Watts (bateri). Jones u largua nga grupi një muaj para ndarjes së tij nga jeta në 1969-n, e paraprakisht ishte zëvendësuar nga Mich Taylor, i cili u largua në vitin 1975. Që nga ky vit Ronnie Wood ka qenë kitarist i grupit, krahas Richards. Me largimin e Wyman në 1993-n, Darryl Jones ka qenë basisti kryesor. Stewart u distancua zyrtarisht nga grupi në vitin 1963, por vazhdoi të luante në piano deri në vitin 1985 kur u nda nga jeta. Të tjerë artistë të njohur që kanë luajtur në tastierë kanë qenë Nicky Hopkins, aktiv që nga viti 1967 deri në 1982; dhe Chuck Leavell, aktiv që nga viti 1982. Lideri i parë i grupit ka qenë Jones, por pasi u deklaruan si shkruesit e teksteve të këngëve të grupit, Jagger dhe Richards ishin liderët de fakto të bandës.







