
Britney Spears
Britney Jean Spears lindi më 2 dhjetor 1981 në McComb, Mississippi; rritur në Kentwood, Louisiana, SHBA. Është një këngëtare, kantautore, aktore, stiliste, kërcimtare, kompozitore, regjisore dhe producente amerikane. Spears filloi karrierën e saj që në moshë të vogël me role në produksione teatrale dhe në shfaqje televizive, për t'u nënshkruar më pas me Jive Records në 1997. Albumet e para të saj, ...Baby One More Time dhe Oops!... I Did It Again u bënë suksese internacionale dhe albumi i parë u bë albumi më i shitur nga ndonjë artist adoleshent, rekord që e mban edhe sot e kësaj dite. Këngët kryesore të veçuara respektivisht nga secili nga dy albumet e para, "...Baby One More Time" dhe "Oops!... I Did It Again" thyen rekorde internacionale shitjesh. Në 2001, Spears lançoi albumin e saj të parë të vetë-titulluar, eponimos, Britney dhe luajti rolin kryesor në filmin Crossroads. Ajo mori përsipër kontrollin kreativ në albumin e saj të katërt In the Zone, i cili prodhoi këngën e veçuar me suskses botëror, "Toxic".







