
Winona Ryder
Winona Ryder është një aktore Amerikane. Një nga aktoret ikonë të viteve 1990, ajo debutoi në filmin e vitit 1986, Lucas. Si Lydia Deetz, një adoleshente e errët në filmin e Tim Burton Beetlejuice (1988), ajo mori kritika të mira dhe u njoh gjerësisht. Pas disa shfaqjeve në filma dhe televizion, Ryder e vazhdoi karrierën e aktores me filmin kult Heathers (1988), një satirë e vetëvrasjes së adoleshentëve dhe jetës së gjimnazit i cili që atëherë është bërë një pikë referimi për filmat e adoleshentëve. Më vonë u shfaq në dramën Mermaids (1990), duke marrë një nominim për Golden Globe, dhe në të njëjtin vit u shfaq në krah të Johnny Depp në përrallën e errët të Tim Burton Edward Scissorhands (1990), dhe pak më vonë në krah të Keanu Reeves në romancën e errët të Francis Ford Coppola Bram Stoker's Dracula (1992).







