
Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro I lindur më 5 shkurt 1985) është një futbollist profesionist portugez i cili luan si sulmues për klubin saudit Al Nassr dhe kombëtaren portugeze. Ai është kapiten i të dy ekipeve. I konsideruar shpesh si lojtari më i mirë i botës dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Ronaldo ka fituar Topin e artë pesë herë, duke qënë lojtari evropian me më shumë trofe, si dhe i pari që ka fituar katër Këpuca të Arta Evropiane. Ai ka fituar 33 trofe në karrierën e tij, përfshirë shtatë kampionate, pesë Liga Kampionesh si dhe një edicion të UEFA Kampionat Evropian. Ronaldo mban rekordin për numrin e golave (140) dhe asisteve (42) në Ligën e Kampioneve, numrin e golave (14) dhe asisteve (8) në UEFA Kampionatin Evropian si dhe numrin e ndeshjeve (219) dhe golave (10) në futbollin ndërkombëtar. Ai është një nga lojtarët e pakët që ka luajtur mbi 1200 ndeshje zyrtare si dhe ka shënuar më shumë se 900 gola, duke qënë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.







