WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Explore Punë në Shqipëri
Arrow
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Explore Të dhëna dhe shërbime
Arrow
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Explore Rreth Nesh
Arrow
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Trajtimi i Barabartë
  5. Puna e Detyruar

Puna e Detyruar

This page was last updated on: 2025-02-15

Ndalimi i Punës së Detyruar

Kodi i Punës ndalon çdo lloj punë të detyruar në të gjitha format e saj. Kodi i Punës përcakton si punë të detyruar ose të detyrueshme çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullnetit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.

Ndalohet përdorimi i punës së detyruar si:

  1. masë shtrënguese ose sanksion ndaj personave që kanë ose që shprehin bindje në kundërshtim me rendin politik, ekonomik, shoqëror në fuqi;
  2. metodë mobilizimi ose përdorimi të fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik;
  3. masë për disiplinën në punë;
  4. dënim për pjesëmarrje në grevë;
  5. masë diskriminimi racial, shoqëror, kombëtar ose fetar.

Nuk quhet punë e detyruar:

  1. çdo punë ose shërbim i kërkuar në bazë të ligjit për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat lidhen me punime të karakterit të mirëfilltë ushtarak;
  2. çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit si dënim i vendosur nga gjykata dhe gjatë të cilit personi nuk vihet në shërbim të shtetasve ose personave juridikë privatë;
  3. çdo punë që kërkohet në rast lufte ose për shkak të forcave madhore, fatkeqësi natyrore, sidomos zjarri, përmbytja, uria, tërmeti, epidemia ose të gjitha rrethanat që rrezikojnë jetën ose kushtet normale të jetesës së të gjithë popullsisë ose të një pjese të saj.

Në përputhje me Kodin Penal, puna e detyruar dënohet me burgim nga dhjet deri ne njëzet vite.

Burimi: §08 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §128(b) i Kodit Penal Nr. 7895/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 98/2014

E Drejta për Ndryshimit e Punëve dhe të Zgjidhjes së Kontratës

Kodi i Punës i njeh të drejtën e ndryshimit të punëve punëmarrësve dhe i jep atyre të drejtën e zgjidhjes së kontratës. Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:

  • dy javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj,
  • prej një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet,
  • prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet
  • dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet.

Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit.

Burimi: §143 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Kushtet Jonjerëzore të Punës

Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund t’i kërkojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme, si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit.

Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.

Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Në raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë, por koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë.

Burimi: §89, 90 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Legjislacioni mbi punën e detyruar:

  • Kodi i Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024 / Labour Code No. 7961/1995 last amended by Law No. 91/2024
  • Kodi Penal Nr. 7895/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 43/2021 / Criminal Code No. 7895/1995, last amended by Law No. 43/2021

Tema të ngjashme

Trajtimi i Barabartë
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë
arrow
Na kontakto
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator