WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Puna dhe Pagat
Kompensimi dhe koha në punë
Pushimeve Vjetore dhe Festat Zyrtare
Kontratat dhe heqjet nga puna
Përgjegjësitë Familjare
Amësia dhe Puna
Shëndeti dhe Siguria
Lejë Shëndetësore
Sigurimet Shoqërore
Trajtimi i Barabartë
Organizatat Sindikale
Explore all topics
Aktoret
Aktorët
Basketbollistë
Lojtarët e futbollit
Muzikantët
Udhëheqësit Botërore
Youtuberë dhe influencues
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Trajtimi i Barabartë
  5. Minorenët dhe të Rinjtë

Minorenët dhe të Rinjtë

This page was last updated on: 2025-02-15

Mosha Minimale e Punës

Mosha minimale e punës është 16 vjeç. Përjashtimisht, fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta, të cilat nuk cenojnë shëndetin e tyre dhe rritjen fizike. Fëmijët nga mosha 15 deri në 16 vjeç mund të bëhen subjekte të orientimeve profesionale dhe trajnimeve në përputhje me rregullat e vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave. Minorenët mund të punësohen në punë që nuk cenojnë:

  1. sigurinë, shëndetin ose zhvillimin e fëmijëve;  dhe
  2. pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, në programet profesionale udhëzuese ose trajnuese të miratuara nga institucionet përgjegjëse, ose zotësinë e fëmijëve për të përfituar nga ky formim.

Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta dhe vendos rregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e kryerjes së punës për fëmijët.

Fëmijët nën moshën 15 vjeç ose fëmijët, të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm me kohë të plotë, mund të punësohen për qëllime të veprimtarive kulturore ose të ngjashme me to,

Fëmijët nën moshën 15 vjeç ose fëmijët, të cilët janë duke ndjekur arsimin e detyrueshëm me kohë të plotë mund të punësohen për qëllime të ushtrimit të veprimtarive kulturore, artistike, sportive ose reklamuese vetëm nëse plotësohen njëkohësisht këto kushte:

  1. veprimtaritë kulturore ose të ngjashme me to duhet të respektojnëkërkesat e parashikuara në pikën 2, të nenit 99, të këtij Kodi;
  2. Inspektorati i Punës jep autorizim paraprak rast pas rasti.

Këshilli i Ministrave përcakton me vendim të posaçëm rregullat për kushtet e punës dhe proçedurën për dhënien e autorizimit. Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të punësohen vetëm kur njihen si të aftë për punë pas kontrollit mjekësor të plotë.

Parashikime të posaçme të Kodit të Punës që aplikohen për punëmarrësit nën moshën 18 vjeç,  duhet të aplikohen, në masën e mundshme, për çdo mardhënie punë ligjore për punësim apo punë në çdo profesion.

Kushtetua garanton edukim publik falas dhe Ligji për Sisteimin e Edukimit Para-Universitar përcakton 16 vite si moshë të arsimit të detyrueshm.

Burimi: §98-103 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §22 i Ligjit Nr. 10347/2010 për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Mosha Minimale për Punë të Rrezikshme

Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të punësohen në punë të vështira ose që paraqesin rrezik për shëndetin ose personalitetin e tyre. Punët e vështira ose të rrezikshme dhe rregullat e veçanta për kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në përputhje me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Të miturit mbrohen nga çdo lloj rreziku, që vë në rrezik mirëqenien si dhe zhvillimin e tyre. Puna e të miturve ndalohet në rast se ajo objektivisht kalon përtej kapacitetit fizik dhe psikik të tij; nëse përfshin ekspozim të agjentëve toksikë, kancerogjenë, shkakton dëmtime të trashëgueshme gjenetike apo dëmtime, të cilat kanë efekte kronike në dëm të shëndetit përgjatë të gjithë jetës, ekspozim në rrezatime radioaktive, e të ftohtit apo të nxehtit ekstrem, zhurmave apo dridhjeve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për Mbrojtjen e të Miturve në Punë, 1996, dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave mbi Përcaktimin e Punëve të Vështira ose të Rrezikshme, 2002, përcakton llojet e punëve të ndaluara për të miturit si dhe moshën minimale për punë të lehta. 

Burimi: §100 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015; §34-35 of the Ëorkplace Health and Safety Laë 2010

Legjislacioni mbi minorenët dhe të rinjtë:

  • Kodi i Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 91/2024 / Labour Code No. 7961/1995 last amended by Law No. 91/2024
  • Ligji Nr. 18/2017 për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës / Law No. 18/2017 for rights and protection of the Child
  • Ligji Nr. 10237/2010 për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë / Law No. 10237/2010 on Workplace Health and Safety
  • Ligji Nr. 69/2012 për Sistemin Arsimor Parauniversitar / Law No. 69/2012 on Pre-University Education System

Tema të ngjashme

Trajtimi i Barabartë
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë Shko te faqja “Rreth nesh”
arrow
Na kontakto Shko te formulari i kontaktit
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator