WageIndicator Logo
Punë në ShqipëriChevron
Të dhëna dhe shërbime
Rreth Nesh
Search
Na kontakto
arrow
Punë në Shqipëri
Explore this section to learn more.
Pagat minimale
Pagat e jetesës
Kontrolli i pagës
Pyetësor rreth pagave
Ligji i punësArrow
Paga VIPArrow
Puna dhe Pagat
Kompensimi dhe koha në punë
Pushimeve Vjetore dhe Festat Zyrtare
Kontratat dhe heqjet nga puna
Përgjegjësitë Familjare
Amësia dhe Puna
Shëndeti dhe Siguria
Lejë Shëndetësore
Sigurimet Shoqërore
Trajtimi i Barabartë
Organizatat Sindikale
Explore all topics
Aktoret
Aktorët
Basketbollistë
Lojtarët e futbollit
Muzikantët
Udhëheqësit Botërore
Youtuberë dhe influencues
Të dhëna dhe shërbime
Explore this section to learn more.
Rreth Nesh
Explore this section to learn more.
Scroll left
Scroll right
  1. Shqipëria
  2. Punë në Shqipëri
  3. Ligji i punës
  4. Kontratat dhe heqjet nga puna
  5. Njoftimit dhe Shpërblimi

Afatet e Njoftimit dhe Shpërblimi për Vjetërsinë

This page was last updated on: 2025-02-15

Afatet e Njoftimit

Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të. Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur.

Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit. Në njoftimin me shkrim, punëdhënësi përcakton arsyet e zgjidhjes së kontratës, të cilat lidhen me shkaqe të tilla si aftësia, sjellja e punëmarrësit ose kërkesat operacionale të ndërmarrjes.

Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:

  • dy javësh, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj;
  • një muaji, për kohëzgjatjen mbi gjashtë muaj deri në dy vjet;
  • dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet; dhe
  • tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet.

Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzënisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi.

Afati i njoftimit gjatë kohës së provës është 5 ditë. Nëse kontrata nuk shfuqizohet gjatë kohës së provës, kjo përfshihet në kohëzgjatjen e kontratës me afat të caktuar.

Kur ndërmjet palëve kanë qenë lidhur disa kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar, për jo më pak se tre vjet, mosripërtëritja e kontratës së fundit nga punëdhënësi vlerësohet si zgjidhje e kontratës me afat të pacaktuar. Kontratat me afat të caktuar ndërmjet të njëjtave palë do të konsiderohen si të njëpasnjëshme edhe në ato raste kur ka një ndërprerje të shkurtër, jo më shumë se tre muaj, ndërmjet mbarimit të një kontrate dhe lidhjes së kontratës tjetër

Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. Punëdhënësi, i cili nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim të barabartë me pagën e dy muajve, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me Kodin e Punës është e pavlefshme.

Gjatë periudhës së njoftimit, kur kontrata e punës zgjidhet nga ana e punëdhënësit, punëmarrësi përfiton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re. I takon punëdhënësit të përcaktojë arsyet e zgjidhjes së kontratës së punës në njoftimin me shkrim të drejtuar punëmarrësit të pushuar nga puna.

Burimi: §143 & 144, 150(2) & 151 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Shpërblimi për Vjetërsinë

Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme.

Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15-ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë (që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës).

Shpërblime të ngjashme janë të aplikueshme edhe në rastin e përfundimit të marrëdhënieve të punës që kanë zgjatur jo më pak se tre vjet

Burimi: §145 & 152 të Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015

Tema të ngjashme

Kontratat dhe heqjet nga puna
Më shumë rreth WageIndicator
Kontaktoni ekipin e WageIndicator për më shumë informacion
Lexo më shumë Shko te faqja “Rreth nesh”
arrow
Na kontakto Shko te formulari i kontaktit
arrow
WageIndicator Logo
WageIndicator Shqipëria
Clear data, better decisions
Fondacioni WageIndicator është një organizatë globale, e pavarur dhe jofitimprurëse, që mbledh, krahason dhe ndan informacione mbi Pagat Minimale, Pagat Jetike, Tarifën Jetike dhe të Ardhurat Jetike, Pagat dhe Rrogat, Ligjet e Punës, Marrëveshjet Kolektive, si edhe Punën Gig dhe atë përmes Platformave në mbarë botën. Kemi filluar në vitin 2000 dhe sot jemi aktivë në 208 vende dhe territore.
Rreth
Rreth Nesh
Misioni Ynë
Ekipi Ynë
Qendra e Kërkimeve
Mohime dhe Politika
Mjete dhe të dhëna
Bleni dhe aksesoni të dhënat tona
Marrëveshje kolektive
Ligji i punës
Pagat e jetesës, -të ardhurat, -tarifa
Pagat minimale
Kontrolli i pagës
Lidhu me ne
Facebook
Instagram
Linkedin
Youtube
Buletine
Webinare
FacebookInstagramLinkedinYoutubeBuletineWebinare
Terms & ConditionsGDPR MessagePrivacy StatementCookie SettingsMundësuar nga Fondacioni WageIndicator